(VIDEO) VMRO vazhdon ta akuzojë qeverinë për krizën energjetike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Nga partia opozitare VMRO-DPMNE deklarojnë se për shkak të punës  të pahijshme dhe aktiviteteve kriminale të qeverisë Kovaçevski, gjysmë miliardë euro do të shpenzohen për energji elektrike.  Ata më tej thonë se Kovaçevski fillimisht tha se për mbulimin e krizës për blerjen e rrymës do të nevojiten 150 milionë euro, e më pas dolën me informacione pas takimit me Pendarovskin dhe pretenduan se duhen 300 milionë euro. Por sërish nuk po thonë të vërtetën, sepse kur bëjnë llogaritë harrojnë ekonominë dhe pushtetin vendor.

VMRO DPMNE

“ Në vend që të punojnë gjatë gjithë vitit për të parandaluar mungesat dhe çmimet e larta, ato janë të përkushtuar për transportin e qymyrit dhe karburantit, se kush duhet ta transportojë apo cila kompani duhet ta furnizojë. E përderisa qeveria ndjek përqindjet, populli e paguan më shtrenjtë energjinë dhe paralajmërohet për rritje të re, pikërisht nga Kovaçevski për muajin janar”

Sipas VMRO-së në sulm është ekonomia, e cila paguan 4 herë më shumë fatura se deri tani, por edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe ndërmarrjet publike, të cilat ndajnë deri në 30% të të ardhurave të tyre për energjinë elektrike .

Nga VMRO DPMNE  theksojnë se kjo situatë u krijua nga qeveria, sepse nuk mundësoi prodhimin vendas, kur kishte mundësi të furnizoheshte me burime të energjisë si qymyri dhe mazuti, as nuk iu kushtua minierave të reja dhe zbulimeve në minierat ekzistuese.

Medina Ajeti /SHENJA/


You may also like