(VIDEO) VMRO: Kovaçevski dhe Zaev janë në rrugë të mirë për shndërrimin e LSDM-së në “Lidhje Socialdemokrate të BDI-së

by admin
Spread the love

Nga VMRO DPMNE kanë reaguar sot në lidhje me deklaratën e djeshme të kryeministrit Dimitar Kovaçevski se nëse VMRO nuk e voton Qeverinë teknike të Тalat Xhaferit nuk do të kenë ministra. Ata thonë se Kovaçevski dhe Zaev janë në rrugë të mirë për shndërrimin e LSDM-së në “Lidhje Socialdemokrate të BDI-së”, siç e kanë quajtuar ata. “A janë dakorduar Zaev, Kovaçevski dhe Ahmeti për këtë në takim, ku Kovaçevski ka ardhur vetëm me një fletore për të shkruar idetë e tij të mençura. Kjo lloj politike është e dëmshme”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE

“Mbetemi të mendimit se nuk do të votojmë për përbërjen e Qeverisë dhe i takon LSDM-së nëse do të zgjedhë t’i respektojë ligjet apo t’i thyejë ato, duke zbuluar kështu synimet për të rrezikuar procesin zgjedhor. VMRO-DPMNE do të propozojë ministra dhe deputetë në përputhje me ligjin për qeveri teknike, pa votën e kryeministrit teknik Xhaferi nga BDI. Ligji nuk njeh propozime për ministra me ‘vend të lirë’, Qeveria nuk votohet individualisht, por në tërësi.”

Dje, kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë për media tha se nëse VMRO nuk e voton Qeverinë teknike të Talat Xhaferit nuk do të kenë ministra. Ai tha se nuk ekziston asnjë shembull në botë ku partia merr pjesë në Qeveri, por nuk e mbështet atë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like