(VIDEO) VMRO kërkoi që kandidatët për në kushtetuese t’i prezantohen deputetëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Në Kuvend u hodh poshtë propozimi i deputetit të VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovskit, për prezantim publik të kandidatëve për gjykatës kushtetues.

Milloshovski propozoi që, kandidatët të cilët dëshirojnë të mund të prezantohen vetë pas debatit, në mënyrë që siç tha ai të mos pengohet puna e Komisionit.

Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së

“Ja pra, ky le të jetë konkluzioni për të cilin do të votoj Komisioni. Nuk mundemi me forcë të sjellim kandidat nëse ai personalisht nuk dëshiron të prezantohet, megjithatë edhe kjo do të jetë një lloj indikatori për kandidatin. Ja një të dhënë, propozimi Tanja Vasiq, para disa muajsh ka magjistruar në Fakultetin Juridik, mentor e ka pasur profesoreshën Rodna Zhivkovska, opinioni këtu le të gjykoj se cila është juriste më e spikatur për tu propozuar si gjykatëse kushtetuese”.

Sipas nënkryetarit të Kuvendit dhe antarit të Komisionit Goran Misovskit, Komisioni tani duhet të zgjedh propozimet për gjykatës kushtetues sipas Rregullores aktuale, ndërsa në të ardhmen duhet të rregullohet në Rregullore zgjedhja e gjykatësve kushtetues.

Pas apelesh të vazhdueshme për kushtet e pavolitshme për punë në Gjykatën Kushtetuese, kryetarja Dobrilla Kacarska mblodhi bashkë tre krerët më të lartë të shtetit dhe ia prezantoi mungesën e kuadrit të gjykatës. Ato i dhanë mbështetje, për ta zgjidhur këtë problematikë në periudhë sa më të shkurtër.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like