(VIDEO) VMRO-ja hedh dyshime për bisedime sekrete me Bullgarinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




VMRO-DPMNE e akuzon kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani se po fshehen nga populli maqedonas dhe nuk po i informojnë se çfarë po negocionojnë me Bullgarinë.

VMRO-DPMNE

“Derisa  autoritetet bullgare thonë qartë se po negociojnë hapjen e Kushtetutës së Maqedonisë dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe se nuk po negociojnë për një pakicë maqedonase në Bullgari,shohim heshtje  nga  ana e pengut Kovaçevski për të drejtat e maqedonasve në Bullgari”.

Nga VMRO më tej informojnë se nuk ka reciprocitet, përkatësisht barazi me të cilën Kovaçevski dhe Osmani janë të obliguar me Rezolutën e Kuvendit të Maqedonisë. Partia e drejtuar nga Hrisitan Mickoski thekson se draft dokumenti që Kovaçevski i dërgoi qeverisë bullgare përmes ministrit të tij Bujar Osmani si kundërpërgjigje ndaj paketës bullgare 5+1 është ende i fshehur dhe me këtë po rritet dyshimi se negociatat në prapaskenë janë jashtë përmbajtjes së Rezolutës së miratuar në Kuvend. Samir Mustafa /SHENJA/

 


You may also like