(VIDEO) VMRO i kërkoi Qeverisë uljen e akcizës së derivateve për 50%

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski edhe sot kërkoi që pushteti të dëgjoj propozimin e tyre për uljen e akcizës së derivateve për 50%. Siç shkruan Mickoski në facebook, ulja e akcizës në derivatet e naftës do të ulte çmimin final të derivateve të naftës. Sipas tij, me propozimin e VMRO-DPMNE-së, çmimi i benzinës BS-95 do të ulet për 13 denarë.

Hristijan Mickoski, kryetar iVMRO-DPMNE-së

“Nëse akciza e derivateve ulet në 50% siç është propozuar nga VMRO-DPMNE dhe në vend të 22 denarë për litër, të bëhet 11 denarë për litër, atëherë çmimi i përgjithshëm do të jetë rreth 13 denarë/litër më lirë”.

Ndërsa për dizelin,  me uljen e akcizës për 50 për qind, çmimi i dizelit do të ulet për 9 denarë.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE–së

“Nëse, siç propozon VMRO-DPMNE, akciza për derivatet ulet në 50% dhe në vend të 15,5 denarë për litër, bëhet 7,75 denarë për litër, atëherë çmimi i përgjithshëm do të jetë rreth 9 denarë për litër më lirë”.

Uljen e akcizës një ditë më parë e kërkoi edhe Aleanca për Shqiptarët. Ndërsa, po ashtu edhe Lëvizja Besa kërkoi heqjen ose përgjysmimin e saj.

Përndryshe, të hënën sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, shtrenjtimi i benzines me pakicë u bë për 5.50 denarë, ndërsa dizeli për 10 denarë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

You may also like