(VIDEO) VMRO dhe LSDM shkëmbejnë akuza për kaosin në Shkup

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LSDM, BDI dhe E Majta janë në koalicion me Arsovskën, janë kundërpërgjigjur nga VMRO-DPMNE pasi socialdemokratët i akuzuan se me ardhjen në pushtet në Shkup pas zgjedhjeve të viteve të kaluara, e kanë mbërthyer qytetin dhe kanë treguar se janë pushteti lokal më i paaftë në histori. Dy partitë më të mëdha politike, LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë shkëmbyer akuza gjatë ditës së sotme. Nga LSDM thonë se VMRO ka sjellë qytetin në një gjendje ku nuk mund të sigurojë as funksionet elementare. Ata theksojnë se kërcënimet që Arsovska pretendon se i janë dërguar nga Hristijan Mickoski, janë akuza skandaloze.

LSDM

“VMRO DPMNE ka bërë hi në Shkup për vetëm një vit, e ka sjellë qytetin në një gjendje ku nuk mund të sigurojë as funksionet elementare. VMRO-DPMNE e ngeci qytetin, ashtu siç ngeci Maqedonia për 11 vjet. Ata treguan se janë pushteti vendor më i paaftë në historinë e kryeqytetit. Qyteti po shkon prapa, nuk ka projekte të reja, në vend të transportit publik falas, për herë të parë në histori Shkupi mbeti pa transport”.

VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, fajëson partitë tjera për situatën, sepse pretendon se Arsovska është në koalicion me LSDM-në, BDI-në dhe të majtën.

VMRO DPMNE

“E majta ka tre drejtorë në qytet, BDI ka dy, dhe LSDM ka kontroll të plotë mbi qytetin dhe Arsovska drejton tërësisht ndërmarrjen më të pasuksesshme NTP. Dje e pamë se si Kovaçevski e mbrojti Arsovskën. Dhe kur e gjithë kjo sublimohet, është e qartë se as e majta, as BDI dhe më së paku SDS nuk kanë bërë asgjë për qytetin e Shkupit”

Nga VMRO thonë se në fund të fundit, kjo është marrëveshja Kovaçevski-Arsovska dhe për këtë është rënë dakord në takimet e fshehta.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

You may also like