(VIDEO) VMRO dhe LSDM me akuza të ndërsjellta për sistemin shëndetësor

by admin
Spread the love

Opozita akuzon pushtetin për faktin që Maqedonia e Veriut ka vdekshmërinë më të madhe në rajon për shkak të Kovid 19-tës. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev, tha se vdekja e 8000 njerëzve nga koronavirusi është një rezultat katastrofik, që vjen si pasojë e siç tha ai, sistemit të tmerrshëm të shëndetësisë.

VLLADIMIR GJORÇEV, VMRO-DPMNE
“Maqedonia e udhëhequr nga Qeveria e Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes erdhi deri në 8000 persona të vdekur nga Kovidi. Ky është një numër I madh. Këto nuk janë vetëm numra, janë njerëz, fate dhe familje. Maqedonia ka vdekshmëri më të lartë në rajon. Mijëra e mijëra familja në Maqedoni e kanë kaluar këtë golgotë të tmerrshme të sistemit të shëndetësisë së Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes, ku nuk ka krevate, nuk ka ilaçe, nuk ka oksigjen, nuk ka ndihmë të shpejtë”.

Por pushteti nga ana tjetër numëron investimet që i kanë bërë në shëndetësi, ndërsa paralajmërojnë se duke filluar nga ky muaj, pagat e të gjithë punëtorëve në shëndetësi rritën për 5 përqind, dhe për këtë qëllim janë siguruar 600 milion denarë në Buxhetin për vitin 2022. Kështu thekson deputeti i LSDM-së, Nenad Kociç.

NENAD KOCIÇ, DEPUTET I LSDM-SË
“Për katër vite pagën bazë të mjekëve specializantë e kemi rritur për 40 përqind, motrave medicinale mes 20 dhe 23 përqind, mjekëve të përgjithshëm për 25 përqind, ndërsa punonjësve shëndetësorë për 15 përqind. Duke filluar nga ky muaj, pagat e të gjithë të punësuarve në shëndetësi rriten për 5 përqind. Për këtë qëllim janë siguruar 600 milion denarë në Buxhetin e vitit 2022”.

Por edhe pas kësaj konference për media, reagimet e VMRO-DPMNE-së nuk kanë ndaluar. Nga atje mes tjerash përmendën zjarrin në spitalin modular në Tetovë, si një nga dështimet më të mëdha të sistemit të shëndetësisë së qeverisë së udhëhequr nga LSDM. /SHENJA/

 

You may also like