(VIDEO) VMRO: Dezertori Kovaçevski ende nuk ka dhënë përgjegjësi

by admin
Spread the love




Kaluan plotë 8 ditë nga publikimi i dokumentit se kryeministri i shtetit ka dezertuar dhe ka refuzuar që të marrë pjesë në mbrojtjen e shtetit në vitin 2001, ndërsa ende nuk është  thirrur për të dhënë përgjegjësi. Kështu reagoi edhe sot deputeti i VMRO-së, Dragan Kovaçki, i cili rikujton se, prandaj, para komisionit të rekrutimit ka paraqitur dokument se është plotësisht i paaftë.

Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE

“Kovaçevski ka refuzuar ta mbroj shtetin në vitin 2001 dhe fillimisht e ka gënjyer opinionin se ka qenë në shkollim, kurse më pas të gjithë e kuptuan se ishte hequr si plotësisht i paaftë. Maqedonia gjendet në krizë të rëndë, kurse Kovaçevski ka vazhduar të fundoset dhe se i njejti nuk ka as aftësi as interes të punoj në interes të qytetarëve. Provë për këtë është se ai ka gënjyer para institucioneve kompetente dhe ka ikur atëherë kur ka qenë mëse i nevojshëm”.

Në nje shtet normal thotë ai më tej, deri tani kryeministri dezertor do të ishte thirrur për të dhënë përgjegjësi edhe nga bashkëpartiakët e tij për të konfirmuar nëse ka gënjyer se është plotësisht i paaftë ose vërtetë është i tillë.

Gjatë këtyre ditëve, kryeministri Kovaçevski i është përgjigjur vetëm njëherë, ku ka thënë se VMRO-DPMNE nuk zgjedh asnjë mjet apo mënyrë për të larguar vëmendjen e publikut nga skandalet e mëdha korruptive dhe turbullirat në partinë e tyre. Po ashtu ka shtuar se opozita po e keqpërdor një intervenim kirurgjik që ai ka pasur para 20 viteve.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like