(VIDEO) VMRO: Çfarë fshehë Kovaçevski pas emërimit të drejtorit të ri të ASK-së

by admin
Spread the love

MEDINA 1

Dimitar Kovaçevski dhe Mile Zeçeviq emërojnë Zarko Milloshevskin si drejtor të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, njeriun me nënshkrimin e të cilit Onishchenko ka marrë nënshtetësinë maqedonase, deklaroi Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE-së.

DRAGAN KOVAÇKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

“Nga dokumenti i publikuar në rrjetet sociale shihet se Zarko Milloshevski ka dhënë mendim pozitiv si i fundit në procedurën për kontrollimin e pengesave të sigurisë. Në këtë dokument, Milloshevski është nënshkruar si person i autorizuar i cili ka miratuar Njoftimin e Departamentit për Çështje Mbikëqyrëse Administrative, se nuk ka pengesa të natyrës së sigurisë që Onishchenko të marrë nënshtetësinë”.

Kovaçki tha se ky rast priste miratimin për më shumë se 9 muaj kur Zoran Zaev ka qenë kryeministër ndërsa u zgjidh vetëm për 3 muaj pas ardhjes së Kovaçevskit. Cili është interesi i Kovaçevskit për t’i dhënë nënshtetësinë Onishchenkos dhe a është emëruar Zarko Millosevski, drejtor i ASK-së si shpërblim apo për të heshtur për disa procese, theksoi ai.

DRAGAN KOVAÇKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

“A duhet të heshtë Zarko Miloshevski për dhënien e nënshtetësisë Onishçenkos dhe t’i mbulojë shefat e tij Kovaçevskin dhe Zeçeviç, apo duhet të jetë ai aktori kryesor në dhënien e shtetësive të reja për personazhet e dyshimtë nga Lindja e Largët”?

Kovaçevksi tha se sipas planit të Zeçeviqit dhe Artan Grubit, në Maqedoninë Veriut ka mundësi që shteti t’u japë shtetësi personave të huaj për shkak të ekzistimit të një interesi të veçantë ekonomik nga ana e tyre në formë të investimit me vlerë mbi 400 mijë euro. Mbi bazën e këtyre investimeve, Milloshevski duhet të nënshkruajë mbi 20 shtetësi të njerëzve nga Lindja e Largët, ndërsa avokati i Mile Zeçeviqit të jetë përfaqësuesi ligjor i tyre. Në vend që shërbimet e sigurisë të jenë në funksion të sigurisë së shtetit, LSDM dhe BDI i kanë rrënuar dhe po i përdorin për pasurimin e tyre personal, vlerësoi Kovaçki.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like