(VIDEO) VMRO akuzon Spasovskin se i toleron militantët e BDI-së

by admin
Spread the love

Ministria e Brendshme ende nuk ka zbardhur plotësisht rastet e të shtënave në tubimet parazgjedhore të BDI-së, edhe pse xhirimet tashmë disa ditë po qarkullojnë në opinion. Zëdhënësi i VMRO DPMNE-së Dimçe Arsovski tha se Ministria e Brendshme ka standarde të dyfishta dhe Oliver Spasovski po i toleron këto vepra penale.

Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO DPMNE
“Është e qartë, LSDM dhe Oliver Spasovski kanë kute të dyfishta për qytetarët e Maqedonisë…Siç e shihni edhe vetë, kaluan 3 ditë, LSDM dhe BDI po gjuajnë nëpër tubime partiake në Shkup dhe Tetovë, ndërsa askush nuk e di a janë legale ato armë ose jo, a kanë shtënë njerëz të MPB-së. Nëse arma nuk ka qenë legale, pse nuk është konfiskuar deri tani?”

Nga ana tjetër edhe kryeministri Zaev i bëri thirrje Spasovskit të hetojë dhe të zbardhë deri në fund këto raste. Ai përsëriti se të shtënat me armë zjarri vetëm e dëmtojnë BDI-në, i ulin votat dhe mbështetjen.

Zoran Zaev, Kryeministër
“Së pari nuk mendoj se kjo i sjell dobi dikujt. Me këtë humben votat, humbet mbështetja, prishet ambienti pozitiv. E dyta, kjo është vepër penale, është shkelje e rendit dhe qetësisë publike. Me shumë mundësi edhe keqpërdorim i ligjit për armë. MPB tashmë i ka xhirimet, janë publikuar dhe po hetojnë për gjetjen e autorëve”

Videot amatore dëshmojnë se aktivistë të BDI-së, përpara syve të funksionarëve të lartë të partisë, përdorin armë gjatë hapjes së shtabeve partiake në Çair dhe Zhelinë. /SHENJA/

 

You may also like