(VIDEO) VMRO akuzon ministrin e brendshëm se nuk e ka parandaluar vrasjen e 14 vjeçares

by admin
Spread the love

Në qoftë se Ministria e Punëve të Brendshme, udhëheqësia e Oliver Spasovskit, do të kishte ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e të vrarit Pançe Zhezhovskit dhe të veturës së tij, vrasja e Vanjas mund të ishte parandaluar. Kështu akuzon deputeti i VMRO-së Dragan Kovaçki. Ai thotë që në vend të inateve, Spasovski dhe Qeveria të mbajnë përgjegjësi. Sipas tij, MPB  e ka ditur që më 24 nëntor se vetura e tashmë të vrarit Pançes, është zhdukur që më 22 nëntor, gjegjësisht 5 ditë para vrasjes së Vanjas

Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE

“Disa ditë pyesim, kurse Spasovski ikën dhe manipulon. Tani do ta zbardhim të vërtetën. Më 4 dhjetor, kur Spasovski mbajti press konferencë me Gavrill Bubevskin, për veturën e Pançes tha se ajo veturë ka lëvizur deri më 27 nëntor dhe nuk kemi pasur informacion se është marrë. Kurse është regjistruar në kamera, si dhe vetura ‘reno’. Është bastisur partia politika Treta, të cilës i përkisnin dhe janë gjetur informacione. Spasovski e ka gënjyer popullin”.

Për këtë rast janë të arrestuar 5 të dyshuar. Kurse i akuzuari kryesor i vrasjes Lupço Palevski u arratis në shtetin turk dhe për të Ministria e Drejtësisë  të premten dorëzoi ekstradim.

Shefi i shtetit Stevo Pendarovski në një deklaratë për “360 shkallë”, tha se do të bisedoj edhe me kolegun e tij, presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, që ta përshpejtojnë procesin ekstradimit të Palevskit.

Stevo Pendarovski, president

“Kjo është punë e ministrit të Drejtësisë, që edhe e ka bërë këtë, megjithatë rasti është shumë i ndërlikuar për ta lënë ashtu të ndodh sipas disa korridoreve burokratike dhe ajo mos dhashtë Zoti të zgjas me muaj ose vjet”.

Një ditë më parë, autoritetet turke kanë caktuar masën e paraburgimit ekstradues 40 ditor për Ljupço Palevskin-Pallço.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like