(VIDEO) VMRO akuzoi EMV-në se nuk dëgjoi këshillat e Mickoskit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Shoqëria Aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndaj pretendimeve të nënkryetarit të VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, i cili në një emision televiziv ka deklaruar se EMV,  nuk ka dashur të nënshkruajë kontratë për blerje të gazit natyror me kompaninë e propozuar nga Hristijan Mickoski. Nga EMV theksojnë se kompania e propozuar nga Mickoski asnjëherë nuk ka bërë ofertë të plotë për furnizimin e gazit natyror.

ELEKTRANAT E MAQEDONISË SË VERIUT

“Me kompaninë është nënshkruar vetëm një kontratë fillestare EFET, e cila është një kontratë standarde ndërmjet palëve në tregun evropian të energjisë, e cila është e pavlefshme pa një ofertë specifike të sasive, origjinës, dërgesës dhe garancisë bankare. Kompania e përmendur është kontaktuar drejtpërdrejt nga persona përgjegjës nga SH.A EMV, është ftuar në disa njoftime për blerjen e gazit natyror dhe janë bërë përpjekje nga ana jonë që të dalim me një ofertë të plotë që mund të shqyrtohet sipas njoftimit për blerje”.

Nga EMV gjithashtu deklarojnë se është e palejueshme që një zyrtar i lartë partiak nga opozita të bëjë akuza të pabazuara, veçanërisht në një situatë ku EMV, eshtë  përballur me menaxhimin e krizës energjetike dhe asaj termike.

Ndërkaq, i mënjëhershëm ka qenë edhe reagimi i VMRO-DPMNE-së, të cilët  akuzojnë pushtetin, që sipas tyre,  nga injoranca, kotësia dhe për shkak të krizës financiare, gazi po importohet në vend për 2 muaj rresht dhe është dyfishë  më i shtrenjtë se sa mund të kishte blerë EMV nëse do të kishte shfrytëzuar mundësinë deri në fund.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like