(VIDEO) VMRO: 2024, qytetarët do të paguajnë fatura më të shtrenjta të energjisë elektrike

by admin
Spread the love

Viti i Ri, fatura të reja më të larta të energjisë elektrike. Kështu akuzojnë nga VMTO-DPMNE-ja opozitare. Pushteti i Kovaçevskit, thonë ata qytetarëve ua ka uruar Vitin e Ri me një tarif të re, e cila do të jetë e kalkuluar në faturat e energjisë elektrike. Sipas tyre, LSD lavdërohej se e ka hequr taksën radiodifuzive, por ka futur një lloj tarife për elektrodifuzion ose tarifë rrjeti, e cila do t’i rritë faturat për 250 denarë.

VMRO-DPMNE

“Në mënyrë shtesë në bllokun e tretë, faturat do të rriten për 120 denarë në mesatare, që nënkupton se nga janari, qytetarët do të paguajn 400 denarë më shumë për energji elektrike. Nëse kësaj i’a shtojmë se në 7 vite energjia elektrike është rritur për 50%, do të fitojmë një fotografi të paaftësisë dhe papërgjegjësisë së këtij pushteti të BDI-LSD-së. Populli është i detyruar të zgjedh të jetë i uritur ose i ngrirë, derisa funksionarët e pushtetit bëjnë krim me paratë e qytetarëve, posaqërisht në sektorin energjetik”.

Më tej nga VMRO thonë se kjo rritje e energjisë elektrike do ta ëvshtirësoj jetën e qytetarëve edhe më shumë.

VMRO-DPMNE

“Me këtë rritje, të goditur do të jenë qytetarët, standardet e tyre dhe buxheti i tyre familjarë. Nëse deri tani mezi është shtyrë fundi, me çmimet e reja më të larta të energjisë elektrike, jeta e qytetarëve do të jetë edhe më e vështirë. Të rikujtojmë se rreth 600 000 qytetarë jetojnë në varfëri, kurse 80 000 me varfëri ekstreme. Tani këto familje do duhet të ndajnë nga goja e fëmijëve të tyre, për të paguar fatura më të larta dhe kjo do të sjellë më shumë varfëri në Maqedoni”.

Ndërkaq, nënkryetari i i VMRO-DPMNE-së duke uruar për Vit më të mirë, thotë që në 2024 do ta mposhtin këtë pushtet.

Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së

“Uroj që viti 2024 të jetë më i bukur, më i hareshëm dhe i lumtur, në të cilin do të bëjmë punë të mira për Maqedoninë”.

Ai thotë se shpresa po vjen dhe viti 2024 do të  jetë vit i punëve të mira.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like