(VIDEO) Vetëm 26% e evropianëve e duan Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Europian

by admin
Spread the love

Një sondazh i realizuar nga Instituti “Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë” (ECFR), që operon me zyra në shtatë kryeqytete evropiane tregon një mbështetje të ultë të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Nga sondazhi i realizuar në gjashtë vende anëtare të BE-së, saktësisht në Gjermani, Danimarkë, Poloni, Rumani, Francë e Austri del se  evropianët kanë një qëndrim të ftohtë ndaj anëtaërsimit në BE të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi dhe Serbisë, me më pak se 30% mbështetje.

Për Ballkanin Perëndimor, nga ky sondazh mbështetja “më e zbehtë” është për Kosovën, me 20 për qind që thanë se duhet të jetë në gjendje të anëtarësohet dhe 37 për qind që shprehen kundër.

Opinioni u nda thuajse në mënyrë më të barabartë për Maqedoninë e Veriut 26 për qind pro, 27 për qind kundër, Bosnje-Hercegovina me 28 për qind pro, 29 për qind kundër. Në rajon më së shumti mbështetje kishte për Malin e Zi. 30 për qind e respodentëve u shprehën pro Malit të Zi kundrejt 25 për qind që ishin kundër, ndërkaq edhe Moldavia kishte mbështetje me 30 për qind pro dhe 28 për qind kundër anëtarësimit në BE.

Ndërkaq në total nga përqindjet e nxjerra nga sondazhi, për Shqipërinë 24 për qind e të anketuarve janë pro, 35 për qind janë shprehur kundër. Serbia me 25 për qind pro, 35 për qind kundër dhe Gjeorgjia 25 për qind pro dhe 31 për qind kundër. Sondazhi gjeti mbështetjen më të lartë për hyrjen e Ukrainës në BE.

Sondazhi tregon se mbështetja për hyrjen e Ukrainës ishte më e larta në Danimarkë (50%). Ka një ndarje të qartë midis vendeve anëtare të BE-së “të vjetra” dhe “të reja” për sa i përket zgjerimit. Të anketuarit në Austri (53%), Gjermani (50%) dhe Francë (44%) thonë se BE-ja nuk duhet të pranojë anëtarë të rinj. Në të kundërt, në Rumani shumica (51%) dhe në Poloni (48%) besojnë se BE-ja duhet të zgjerohet.  Sondazhi tregoi kundërshtim të fortë ndaj mundësisë së anëtarësimit të Turqisë në BE, me 51 përqind të të anketuarve në gjashtë vendet kundër idesë dhe më pak se një në pesë të anketuar mbështesin çdo lëvizje përpara për anëtarësimin e Turqisë.  Sondazhi është realizuar nga 7-19 nëntor 2023 dhe ka 6,153 të anketuar. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like