(VIDEO) Vendi ku u premtua shkolla shndërrohet në deponi të egër të mbeturinave

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Vendi ku parashihet të ndërtohet shkolla fillore në lagjen Vizbeg, e premtuar disa vite me radhë, kthehet në deponi të mbeturinave. Ekpi i televizionit Shenja vizitoi nga afër vendin ku banorët e kësaj lagje kërkojnë të ndërtohet shkolla, ku hasen vetëm mbeturina.

Ka vazhduar edhe sot protesta e banorëve të lagjes Vizbeg, ku kanë bllokuar udhëkryqin e parë që të çon drejt komunës së Shutkës. Nebi Ibrahimi protestues dhe banor i lagjes,  shprehet se protestën do ta vazhdojnë deri sa të zgjidhen kërkesat tona edhe nëse nuk bëhet shkolla përkohësisht kërkojmë transport për fëmijët tanë.

NEBI IBRAHIMI – PROTESTUES

“Kjo është dita e dyt që protestojmë, ndoshta është e tepërt ti përsërisim gjërat, por është e qartë se ne protesojmë për transportin në radhë të parë, posaçërisht për kushtet elementare të fëmijeve tanë. Neve na vjenë keq sepse jemi në kohë pandemie, ku njerzit frikësohen se po sëmuren dhe me vështirsi po dalin me protestu, por na si prind jemi të obligum me protestu, që me dal mi tregu këtyre komunave se banorët e Vizbegut kanë nevojë urgjente për transport publik”.

Përndryshe, është i lartë numri i nxënësve të kësaj lagje që i ndjekin mësimet në shkollat e afërta. Në shkollën “Ismail Qemali” janë 30 nxënës, te “Adem Jashari” 90, ndërsa në shkollën “26 Korriku” 1270 janë nxënës të Vizbegut.  Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like