(VIDEO) Vazhdon përballja me flakët, në Kumanovë lokalizohen 6 vatra zjarri

by admin
Spread the love

Kumanova po vazhdon të përballet me zjarret, të cilat po shkaktohen nga temperaturat e larta që kanë kapluar vendin, tash e disa javë.

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza, informon se vetëm në 24 orët e fundit kanë shpërthyer 6 zjarre në Kumanovë, ata mandej  sqarojnë se një brezë mbrojtës, pyje akacieje,  bar i thatë, si dhe një kulm shtëpie banimi, të gjitha janë përfshi nga zjarri.

Zjarrëfikësit kanë intervenuar edhe në afërsi të një pompe karburanti, të cilët arritën të shuajnë afro 50 hektarë, ku një bar i  thatë ishte ndezur, në mes të fshatrave Kosturnik dhe Tabanovc, ndërkaq zjarrfikësit njëjtë kanë reagur edhe në fshatin Bedinje, pasi edhe aty një bar i thatë ishte përfshi nga flakët.

QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZA-KUMANOV

“Ndërhyrje ka pasur në rrugën ‘Mosha Pijade’, në një konstruksion çatie të djegur në një objekt banimi në periudhën nga 20:45 deri më 21:30, ku kanë marrë pjesë me një mjet dhe pesë zjarrfikës. Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe dëmet matriale”.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza më tej deklarojnë se barë i thatë është djegur edhe në fshatrat Zebërnjak dhe Reçicë.

Ndërkaq, sinoptikanët paralajmërojnë se gjatë ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu, e kjo parashikohet të ndihmojë edhe në shuarjen e zjarreve nëpër vendet më të vështira dhe ata presin që  situata  të normalizohet.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like