(VIDEO) Vazhdojnë alarmet e rrejshme për bomba në shkolla, MPB thotë se ka të dyshuar

by admin
Spread the love




Njoftime të rreme për bomba janë dërguar sot në mëngjes në e-mailet e tri shkollave fillore të Shkupit. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga shkollat ​​e Shkupit që kanë marrë mesazh në adresën e emailit me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Sot (02.12.2022) rreth orës 07:30, në SPB Shkup është raportuar se në adresat elektronike të tri shkollave fillore në Shkup është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”.

Ministri I punëve të brendshme Oliver Spasovski në një intervistë për kanal5 ka deklaruar se tashmë MPB ka persona të dyshuar lidhur me njoftimet për bomba dhe për të njejtit po vazhdojnë hetimet.

OLIVER SPASOVSKI MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

 “Ministria e Brendshme tashmë ka persona të dyshuar për njoftimet për bomba në shkollat ​​e Shkupit. Hetimi është drejt fundit, pritet konfirmimi i disa fakteve dhe detajeve të rëndësishme. Akti është akt terrorist dhe presim udhëzime nga Prokuroria, autorët duhet të dënohen më rëndë”.

Gjithashtu sot në ora 11;00 edhe në Stacionin Policor në Kriva Pallankë është raportuar se në adresën elektronike të një shkolle fillore në Kriva Pallankë është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes. Ndërsa gjatë ditës së djeshme, me e-mail janë dërguar kërcënime për mjet shpërthyes në dy shkolla ​​fillore “Petar Pop Arsov” në Karposh 4 dhe “Koço Racin” në Qendër, si dhe në tetë shkolla të mesme në Shkup.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 


You may also like