(VIDEO) Vasko Kovaçevski: Sivjet rritëm prodhimin e rrymës për 27 për qind

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Drejtori i Shoqërisë Aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV), Vasko Kovaçevski, deklaroi se kanë rritur prodhimin e energjisë elektrike për 27 për qind. Sipas tij, për vitin e ardhshëm është planifikuar rritje e prodhimit edhe për 20 për qind krahasuar me këtë vit.

VASKO KOVAÇEVSKI, DREJTOR I EMV-SË

“Edhe pse ligji, për vitin 2022 ka paraparë që të sigurojmë 60 për qind të energjisë elektrike, megjithatë sipas rekomandimit të Qeverisë sigurojmë 100 për qind dhe sigurojmë energji për humbje për ‘Elektrodistribucija’ dhe MEPSO, për shkollat, ndërmarrjet publike dhe industrinë ushqimore dhe institucionet tjera vitale në shtet”

Sipas tij, në këtë moment janë duke punuar të gjitha objektet në vend përveç bllokut 3 të Termocentralit “Manastir”, i cili pritet të vihet në përdorim për rreth 10 ditë. Ai tha gjithashtu se duhet gjetur një mënyrë për të siguruar burime shtesë për të siguruar energji shtesë për ekonominë. Kjo kërkohet për të ndihmuar uljen e çmimit të energjisë elektrike, duke qenë se kriza parashikohet të jetë prezente edhe vitin e ardhshëm.

Çmimi i prodhimit të energjisë elektrike në EMV është 72 euro për megavat orë dhe kompania ia shet atë EVN-së, e cila ua shpërndan qytetarëve, për 48 euro për megavat orë. EMV siguron edhe energjinë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, të cilën qytetarët e paguajnë përmes tarifës së transmetimit dhe shpërndarjes, me një çmim prej 143 euro për megavat orë. Çmimet e energjisë elektrike në bursë këtë vit janë mbi 300 euro për megavat orë. /SHENJA/ 


You may also like