(VIDEO) Vasallo: Maqedonia e Veriut ka filluar të bëj progres në fusha të caktuara

by admin
Spread the love




Procesi i integrimeve evropiane dhe skriningu ishin tema të bisedës në takimin e sotëm të nënkryetarit të delegacionit të BE-së, Julian Vasallo, me gazetarët e vendit. Vasallo tha se Maqedonia e Veriut ka filluar të bëjë progres në fusha të caktuara si dhe skriningu është hapi i parë në procesin e negociatave të anëtarësimit.

Ai më tej shtoi se nuk do të spekulojë me data se kur Maqedonia e Veriut do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, do të varet nga shkalla e reformave dhe gatishmëria e kapaciteteve, por viti 2030 mund të jetë realitet nëse ka vullnet politik.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Vassallo tha se opozita do të duhet të marrë përgjegjësinë në një moment, nëse do ta shohë vendin të vazhdojë rrugën . Ai tha se ndryshimi i Kushtetutës është vendim sovran i këtij vendi dhe se Maqedonia e Veriut ka marrë përsipër obligim ndaj Bullgarisë që të përfshijë bullgarët së bashku me komunitetet e tjera në Kushtetutë.

Vasallo vlerëson se Maqedonia tashmë ka një histori të mirë në përkujdesjen ndaj komuniteteve të tjera, dhe sipas tij, efekti juridik i ndryshimit të Kushtetutës do të jetë i kufizuar, sepse, siç tha ai, tashmë vendi po bën punë të mirë në këtë fushë.

Ai tha se Delegacioni i BE-së dhe ai është në kontakt të vazhdueshëm me opozitën. Gjithashtu Vasallo prezantoi procesin e shqyrtimit për përputhjen e vendit me legjislacionin e BE-së.

Medina Ajeti /SHENJA/


You may also like