(VIDEO) Ulet interesimi për vaksinim

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Vaksinimi i popullësisë kundër koronavirusit vazhdon, por me një ritëm të ngadaltë. Numri i qytetarëve që merr dozën e parë të vaksinës ditëve të fundit ka rënë nën një mijë.

Ministria e Shëndetësisë informoi se  dje janë dhënë 3.845 doza vaksinash, nga të cilat 958 dozën e parë, 2.813 dozën e dytë dhe 74 dozën e tretë të vaksinës kundër kovid-19.  Për dhjetë ditë  499 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.  Ministria e Shëndetësisë sqaroi se deri tani dy doza vaksine kanë marrë rreth 35 përqind e të gjithë popullsisë në vend, dhe nëse merren parasysh vetëm qytetarët mbi 18 vjeç, kjo përqindje rritet në 44 përqind.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Deri më 5 tetor, janë vaksinuar gjithsej 792.174 qytetarë, 740.822 janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 499 qytetarë”.

Nga kjo ministri shtojnë se 53 për qind e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, ndërsa 33 për qind e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës, nisi më 27 shtator. /SHENJA/

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like