Komisioni Rregullator i Energjetikës ka vendosur që pas mesnatës çmimi i EUROSUPER BS 95 të ulet për 3,5 denarë, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS 98 për 2 denarë, çmimi i naftës do të ulet për tre denarë. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator nga mesnata ЕUROSUPER BS – 95 do të kushtojë 90 denarë për litër, ЕUROSUPER BS – 98 do të shitet 92 denarë për litër, ЕURODIZEL BS (D-Е V) do të kushtojë 90 denarë për litër, ndërsa Vaji ekstra i lehtë (ЕL-1) do të shitet për 87,5 denarë për litër.
Në ndërkohë Çmimi i naftës së papërpunuar në bursat botërore ka humbur të gjitha kuotat e fituara nga lufta në Ukrainë.
Në bursat e Teksasit dhe të Londrës, dy pikat kryesore të referimit në tregjet ndërkombëtare, çmimi për fuçi nafte ka shënuar ulje në kuotat e fillimit të shkurtit, pak javë para fillimit të sulmit rus në Ukrainë. Bursa e Teksasit u hap këtë të hënë me një çmim nafte prej rreth 88 dollarësh për fuçi, ndërsa ajo e Londrës në kuotat e 94 dollarëve.
Veç hedhjes në treg të sasive të mëdha të naftës nga rezervat federale amerikane, me shpresë shihet edhe premtimi i Arabisë Saudite, vendit lider të kartelit të OPEC-ut për shtimin e prodhimit me 100 mijë fuçi në ditë në muajin shtator.
Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se turbullirat në ekonominë globale e bëjnë çmimin e naftës të paparashikueshëm.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/