(VIDEO) U jepet lamtumira e fundit dhjetë viktimave në Moranë

by admin
Spread the love




Fshati Moranë i komunës së Studeniçanit sot ishte tejet i pikëlluar, pasi 10 viktimat  e familjes Jahiu, ku mes tyre kishte edhe fëmijë iu dha lamtumira e fundit.

Një numër shumë i madhë i qytetarëve nga i gjithë  vendi ishin pjesmarës në ceromoninë e varrimit, askush nuk mundëte ti përmbante  lotët, ndërsa u desht edhe automjeti i ndihmës së parë të reagojë, sepse shumicës së  familjarëve iu përkeqësua gjendja shëndetësore. Fjalim lamtumire  shokëve dhe shoqeve të tyre, iu dha edhe nga nxënësit e shkollës fillore Ismail Qemali, të cilët lotët i tradhtuan dhe nuk mundën ta thonë at se çfarë zemra ju thoshte.

Në varrim morën pjesë edhe  shumë hoxhallarë nga Bashksia Islame, ku kryetari Shaqir Fetahu mbajti fjalim para të pranishmëve, i cili njëherit edhe bëri lutje për viktimat, ndërsa  nga familjarët kërkojë durim sa më shumë, duke ju kujtuar edhe shpërblimin e durimin.

Nga fshati Moranë tregojnë se nuk mbajnë mend asnjiher si kjo tragjedi dhe luten që mos të përsëritet asniher as këtu e as askundë tjetër.

Vlenë të theksohet se 45 persona humben jetën në aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari, ku autobusi po kthehesht nga Turqia në Maqedoni i cili u  përfshi nga flaka ndërkaq  7 persona arritën të mbijetojnë.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like