(VIDEO) Tribunë përkujtimore për dëshmorin Imri Elezi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shkolla Fillore “Imri Elezi” organizoi tribunë përkujtimore për nder të dëshmorit Imri Elezi, i cili humbi jetën më 31 maj të vitit 2001. Ai ishte në frontin e parë të luftës me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, i cili flijoi jetën e tij për liri. Në këtë ngjarje të ftuar ishin familjarë të dëshmorit, Imri Elezi, kryetari I Komunës së Çairit, Visar Ganiu,deputetja Merita Koxhaxhiku, njëherit dhe ish drejtoreshë e shkollës si dhe  bashkëluftëtar të tij.

Vëllau i heroit kombëtar, Elez Elezi tha se ne nuk guxojmë t’i harrojmë dëshmorët e kombit, që dhanë jetën për lirinë që ne sot gëzojmë. Ai shtoi se ata si familjarë por edhe gjithë shqiptarët tjerë e përkujtojnë me mall por edhe me krenari për njeriun që ka qenë.

Elez Elezi, vëllau i dëshmorit Imri Elezi

“Ne si gjeneratë jemi të obliguar që dëshmorët t’i përkujtojmë dhe t’ia sjellim në vëmendje të freskët gjithë gjeneratave të ardhshme. Nëse ne e bëjëmë një lëshim dhe I harrojmë atoë, atëher historia do të na gjykojë dhe do të përsëritet”

Kryetari I Komunës së Çairit, Visar Ganiu theksoi se kjo është një ditë kur ne duhet të ndihemi krenarë, për jetën dhe veprën e Imriut. Ganiu gjithashtu tha se Shkolla Fillore ‘’Imri Elezi’’ ka një përgjegjësi të madhe pasi mban emrin e një figure të shquar për historinë shqiptare.

Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit

“Për nder të asaj sakrifice dhe të asaj lufte, që ndër vite e bënte Imriu me shokët e tij, sot shkolla juaj mban emrin këtu për ta përkujtuar dhe emrin e tij asnjëher për të mos vdekur”

Imri Elezi lindi më 23 tetor të vitit 1978, një një familje me prejardhje nga Kaçaniku. Shkollën fillore e kreu në shkollën e cila tani mban emrin e tij Imri Elezi, ndërsa të mesmen e kreu në shkollën Zef Lush Marku, ndërsa studimet  i kreu në Universitetin Shën Kirilli dhe Metodij, në Shkup.

Në maj të vitit 2001 ai vendosi që të rreshtohet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Imri Elezi  mori pjesë në shumë beteja, si atë të fshatit Mateç, ku ndërroi jetë.  Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

You may also like