(VIDEO) Tre kandidatë për kreun e LSDM-së

by admin
Spread the love




Në garën për kryetar të LSDM-së, me shumë gjasa do të jenë 3 kandidatë. Drejtori i TIRZ Jovan Despotovski njoftoi se gjatë ditës së nesërme do të publikoj qëndrimin e tij definitiv nëse do të shpall kandidaturën për kryetar të ri të LSDM-së. Në një takim me gazetarët, ai tha se seriozisht mendon që të kandidohet, por megjithatë vendimin përfundimtar do ta sjell sot, pas konsultave me familjen.

Jovan Despotovski, drejtor i TIRZ

“Po mendoj seriozisht për këtë. Unë jam anëtar i partisë për 25 vjet dhe kam kaluar nivele të ndryshme nga strukturat më të ulëta fillestare deri te strukturat më të larta drejtuese të partisë. Mendoj se kam rezultate reale në angazhimin tim profesional ndaj mendoj se mund të ofroj një koncept të ri rreth të cilit do të bashkohet jo vetëm partia por edhe shoqëria. Vendimi nuk është i lehtë. Sfida është e madhe, koha është mjaft e ndërlikuar dhe përgjegjësia është e madhe. Vendimin do ta shpall nesër, sepse dua ta shfrytëzoj ditën e sotme për t’u konsultuar shtesë me të dashurit e mi dhe familjen time”.

Veç tij, në garë janë edhe dy bashkëpartiakë të Despotovskit, zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski dhe ish nënkryetarja e LSDM-së  Frosina Remenski.

Afati për paraqitje të kandidaturave kalon nesër në orën 16:00. Zgjedhjet e brendshme në LSDM, do të mbahen më 12 dhjetor. Zgjedhjet në LSDM vijnë si rrjedhojë e dorëheqjes së kreut aktual Zoran Zaev të cilën e zyrtarizoi më 27 nëntor, ndërsa e kishte paralajmëruar më 31 tetor, pas humbjes në zgjedhjet lokale.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like