(VIDEO) Tre ditë pa drita, banorët e Haraçinës protestuan para EVN-së

by admin
Spread the love

Dhjetëra qytetarë, kryesisht nga Haraçina dhe fshati Luboten të Shkupit, kanë protestuar para zyrave të EVN-së për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrke. Haraçinasit tash e tre  ditë janë pa energji elektrike, ndërsa  nga dita e djeshmit pa energji elektrike kanë mbetur edhe banorët e fshatit Luboten.

Qytetarët ankohen se paguajnë rrymë rregullisht edhe atë me çmim të lartë dhe përsëri mbeten pa energji elektrike, sipas tyre, kur është koha për t’i paguar faturat e rrymës elektrike, EVN menjëherë merr masa dhe nuk ju falë asnjë denarë, madje edhe ju ndërpresin rrymën.

QYTETAR

“Ja, shikojni këtu, a qenka 5 mijë denarë, ja tjetra 2 mi denarë, ja tjetra 4 mijë denarë, vetëm pardje kam paguar 12 mijë denarë, ndërsa sot e 3 dita nuk kemi rrymë”.

QYTETAR

“Kemi dalur për të protestuar sepse që 3 ditë nuk kemi rrymë, 3 mijë shtëpi në Haraçinë dhe luajnë me neve, të gjitha produktet, siç janë mishi, frigoriferi, i kemi hudhur të gjitha, ata a tallen me neve a çfarë bëjnë”

QYTETAR

“Në Haraçinë paguhet rryma 80 përqind, ndërsa ato 15-20 përqind që nuk paguajnë janë me ndihma sociale, këtu është duke u bërë një montim me qëllim, që rinia e Haraçinës të largohen dhe të migrojnë jashtë Haraçinës”

Ndërkaq, protesta u përkrah edhe nga kryetari i komunës së Haraqinës, Ridvan Ibrahimi, i cili kërkonë nga EVN, që mënjeherë të marrin masat e duhura dhe rryma të kthehet në këtë komunë.

RIDVAN IBRAHIMI-KRYETAR I KOMUNËS SË HARAQINËS

“Jemi në vazhdimësi të përcjellës së kësaj situate, por nuk e dimë se qëllimi i kujt është dhe kujt po i konvenon që kjo situatë të eskalojë, është e papranueshme kjo sjellje jo-njerzore nga kompania e EVN-së”

Ibrahimi më tej thekson se nga EVN, nuk kërkojnë asgjë më shumë, pos asaj që të posedojnë të drejtat e tyre elementare për të jetuar jetën, sikurse qytetarët e komunave tjera në vend.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like