(VIDEO) Transportuesit do ta zhbllokojnë rrugën nëse marrin garanci nga kryeministri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kërkesën e  transportuesve privat, për tu takuar, do të pranojë, por pasi të krijohen kushtet për dialog dhe pasi të largohen bllokadat nga rrugët e kryeqytetit. Kështu deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri tha  se kur të plotësohen kushtet për dialog pa presion, të bazuar në fakte dhe me përfshirjen e të gjithë atyre që janë kompetentë për zgjidhjen e problemit, atëherë mund të ketë takim me transportuesit privatë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR i MAQEDONISË SË VERIUT

“ E para që duhet të bëjnë është të lirojnë rrugët dhe ti kthejnë ato te  qytetarët e qytetit të Shkupit, nën pronësinë e të cilëve janë ato rrugë, që të mund qyteti të funksionojë. E dyta në atë mbledhje duhet të jenë prezent edhe organet kompetente nga qyteti i Shkupi. Pse?  Sepse duhet ta shohin para tyre se qeveria nuk ka kompetenca në pjesën e transportit publik në qytetin e Shkupit dhe e treta bëhet fjalë borxh-besim mes kompanive private dhe ndërmarrjes publike nën kompetenca të qytetit të Shkupit”.

Ndërkaq, Kemal Muriq, anëtarë i kompanive  të transportuesve privatë , tha se janë të gatshëm të zhbllokojnë bulevardin  Ilindenska në rast se marrin garanci nga kryeministri Kovaçevski për zgjidhjen e problemit.

KEMAL MURIQ-ANTAR I KOMPANIVE TË TRANSPORTUSVE PRIVAT

“Ne problemin tonë meqë nuk mund ta zgjidhim me Qytetin e Shkupit, me kryetaren Danella Arsovska, kërkojmë organ më të lartë, që në rastin konkret i bie Qeveria. Andaj po kërkojmë takim me kryeministrin dhe kjo kërkesë nuk paraqet kurrfarë kërcënimi nga ana jonë. Në rast se dikush na jep garanci, në rastin konkret kryeministri, ne menjëherë do t’i heqim bllokadat”.

Muriq përsëri i ka bërë thirrje kryeministrit që t’ia marrë ingerencat kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska , për transportin.

Përndryshe, transportuestit privat kërkojnë nga qyteti i Shkupit, që t’u paguhet borxhi afro 2 milionë euro, ndërsa të njejtit janë duke protesta tani më disa javë dhe  me autobusët e tyre e  kanë bllokuar bulevardin Ilinden.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like