Video tragjike e babait që hidhet drejt vdekjes nga shkëmbi në Spanjë, teksa xhirohet nga familjarët (pamjet)

by admin
Spread the love

Një baba që pushonte me familjen e tij në Spanjë, ka rënë drejt vdekjes kur hedhja në ujë përfundoi tragjikisht me përplasjen fatale në shkëmb, siç tregohet në pamjet e rënda video.

Pamjet u regjistruan nga një barkë në sipërfaqen e ujit, nga ku xhironin djali dhe gruaja e burrit fatkeq.

Turisti 31-vjeçar holandez shihet që bëhet gati të kërcejë në ujë nga të paktën 30 metra lartësi, të enjten në ishujt Malgrats.

Por veprimi i guximshëm përfundoi keq teksa burri kupton se me kërcimin e tij kalonte dot hapësirën shkëmbore para ujit dhe përplaset ashper në gurët para se të bjerë në det.

Ulërima tmerri dëgjohen si nga burri dhe nga ata që po regjistronin.

“Oh Zot!” thotë bashkëshortja e burrit para se filmimi i shkurtër të ndërpritet.

Sipas raportimeve trupi i burrit që ende nuk është identifikuar, u gjet në ujë pas kërkimeve. Nuk është e qartë nëse autoritetet po hetojnë ngjarjen.

Hedhjet nga shkëmbinjtë janë mjaft të preferuara nga pushuesit në të gjithë Majorca.

Viktiam kishte marrë me qera barkën që gruaja dhe i biri të filmonin hedhjes, siç raportonte  Majorca Daily Bulletin.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like