(VIDEO) Trafikonin drogë, 10 të arrestuar mes tyre pesë doganierë dhe tre policë

by admin
Spread the love

Në aksionin e sotëm policor në Kumanovë dhe Shkup kundër një grupi që merrej me tregti të paligjshme të drogës, janë arrestuar disa persona, mes tyre edhe policë, doganier dhe zyrtarë shtetëror.

Hetimi në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është hapur ndaj 10  personave, mes të cilëve pesë doganierë dhe tre policë.

MINISTRIA I PUNËVE TË MBRENDËSHME

“Gjatë aksionit të sotëm policorë në Kumanovë janë arrestuar 10 persona, dhe atë: B.A. (35), M.A. (40), I.A. (45), I.F. (47), A.A. (43), të gjithë nga Kumanova, A.Zh. (53), T.T. (54), D.K.Sh. (43), Xh.Sh (36) nga Shkupi dhe L.L (36) nga Tetova. Mes të arrestuarve janë edhe tre policë dhe 5 doganier”.

Bastisje është kryer  në më tepër lokacione në Shkup dhe Kumanovë, ndërkohë që është konfiskuar edhe një sasi e drogës.

Ndërkoh nga Prokuroria Publike bëjnë të ditur se gjatë muajit  nëntorit 2021, katër të dyshuarit, në mesin e të cilëve dhe dy zyrtarë të policisë, kanë marrë pjesë në transferimin e jashtëligjshmë të mallrave dhe dy herë në mënyrë të organizuar është dashur ta transferojnë nga Dogana e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit deri në afërsi të kufirit midis RMV-së dhe Kosovës.

PROKURORIA PUBLIKE

“Zyrtarët e dyshuar të doganës në kundërshtim me kompetencat e tyre zyrtare, përkundër asaj që për mallin e arritur, moduli për menaxhim me rreziqe pranë sistemit SOCDAD kishte përcaktuar ‘kanal të kuq’, që nënkupton kontroll të detyrueshëm të detajuar, nuk kanë vepruar dhe nuk I kanë kryer kontrollet ku do të konstatoheshin parregullsitë. Me këtë veprim si persona zyrtar kanë mundësuar transferimin e mallit përmes linjës doganore ndryshe nga të deklaruar”

Në komunikatën e Prokurorisë Publike thuhet  se të dyshuarit do të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale – Shkup, kurse Prokurori kompetent nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet, do t`i propozojë gjykatës që të gjithë të dyshuarve t`u shqiptohet masa e paraburgimit. Prokuroria, MPB-ja dhe Drejtoria e Doganave vazhdojnë me punën intensive për të zbardhur rastin.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

You may also like