VIDEO/ Toka “gati të çahet”, pamjet e momentit shkatërrimtar në Turqi: Çahen rrugët e rrëzohen godinat shumëkatëshe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Janë publikuar pamjet e para të marra nga kamerat e sigurisë në lidhje me tërmetin e shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e kësaj të hënë.

Nga pamjet shihet se lëkundjet kanë qenë tepër të forta.

Si pasojë e tërmetit raportohet të jenë dëmtuar më shumë se 1,700 ndërtesa në 10 qytete turke duke lënë me qindra viktima 800 viktima. Numri i jetëve të humbura pritet të rritet pasi nga mediat turke bëhet me dije se një numër i madh personash ndodhet ende nën rrënoja.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Në Twitter nën hashtagun #TurkeyEarthquake, qytetarët vijojnë të publikojnë pamje tragjike nga rrëzimi i ndërtesave shumëkatëshe, shpëtimi i njerëzve që ndodhen nën rrënoja, si dhe momente të filmuara kryesisht nga kamerat e sigurisë kur janë regjistruar lëkundjet e tokës.

 

You may also like