VIDEO/ Tifozët thonë fjalën e fundit, asisti spaktakolar i Muçit më i miri për vitin 2021

by admin
Spread the love

Lojtari shqiptar Ernest Muçi, i cili aktivizohet me Legian, po kalon një formë të mirë, pavarësisht skuadrës e cila ndodhet në një moment jo të saj.

Sulmuesi shqiptar ka arritur të kthehet në protagonistin kryesorë të skuadrës, ku shpesh herë e ka ndihmuar atë me gola dhe asist.

Legia e Varshavës ftoi tifozët disa ditë përpara mbylljes së 2021-shit të votonin për më të mirët e vitit.

Tifozët kanë thënë fjalën e tyre të fundit duke zgjedhur asistin e Muçit si më të mirin e vitit 2021, teksa në mendjen e tyre është ngulitur thellë vrapimi spektakolar i sulmuesit shqiptar teksa ka dhënë asistin vendimtarë për skuadrën që solli pastaj dhe golin e fitores.

Legia ka shpallur rezultatet e votimeve në faqen e vetë zyrtare, ku shihet se talenti shqiptar ka marrë më tepër vota në kategorinë e asistit të vitit 2021.

You may also like