(VIDEO) Tetë të arrestuar në Tetovë dhe Manastir, trafikonin artefakte

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mëngjesin e sotëm policia  ka kryer bastisje dhe ka arrestuar 8  persona në rajonin e Tetovës dhe Manastirit, të cilët dyshohen për trafikim të artefakteve dhe  për keqpërdorim të mallrave nën mbrojtje të përkohshme, respektivisht trashëgimi kulturore. Në lidhje me aksionin, prokuroria ka dalur me qendrim zyrtarë, ku informon se  gjatë aksionit u gjetën sende nën mbrojtje të përkohshme, gjegjësisht trashëgimi kulturore me vlerë të paçmueshme në pronësi.

PROKURORIA PUBLIKE

“Në aksionin e sotëm të kryer nga Ministria e Brendshme nën udhëheqjen e prokurorit në fjalë, gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve, u gjetën sende nën mbrojtje të përkohshme, gjegjësisht trashëgimi kulturore me vlerë të paçmueshme në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe relikte natyrore dhe sende të tjera me vlerë”.

Nga Prokuroria Publike sqarojnë  se  të tetë të dyshuarit janë privuar nga liria dhe gjatë ditës së sotme ata do të dalin para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale Themelore Shkup.

PROKURORIA PUBLIKE

“Të dyshuarit edhe pse në dijeni se artefaktet e zbuluara rrjedhin nga vepra penale I kanë fshehur në lokacione të sigurta apo në shtëpitë e tyre. Më pas kanë kontaktuar me pjesëtarë të grupit me origjinë nga Greqia, Turqia, Shqipëria, Kroacia, Serbia dhe SHBA-të si blerës të interesuar dhe ua kanë shitur për shuma të caktuara. Blerësit,  artefaktet I kanë nxjerrë jashtë RMV-së, me çka në mënyrë të përhershme kanë dëmtuar hulumtimet arkeologjike dhe historike duke I shkaktuar dëme të mëdha vendit” 

Prokuroria njofton se grupi ka operuar në lokalitete të regjistruara dhe të paregjistruara nëpër shumë vendbanime të vendit. Si orientime kanë shfrytëzuar xhirime satelitore, harta dhe tekste të shkruara kurse më pas me mjete të ndryshme ndërtimore kanë bërë gërmime arkeologjike dhe hulumtime minerologjike dhe petrografike.  Prokuroria do t’i kërkojë gjykatës paraburgim për gjashtë nga tetë të dyshuarit. /SHENJA/

 

 

 

 

 

 

You may also like