(VIDEO) Tarifa e lirë e energjisë mbetet sërish e lirë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisioni Rregullator për Energjetikë propozon model të ri tarifor për çmimet e energjisë elektrike, sipas modelit kush shpenzon më shumë, paguan më shtrenjtë. Konsumatorët do të ndahen në 4 blloqe varësisht se sa kilovatorë energji elektrike shpenzojnë gjatë muajit, ndërsa çmimi për kilovatorë bëhet më i shtrentjë për secilën kategori të ardhshme të shpenzuesve më të mëdhenj. Qëllimi i këtij modeli tarifor, sipas kryetarit të Komisionit Rregullator të Energjetikës Marko Bislimovski, është që të inkurajohet kursimi i energjisë elektrike.

MARKO BISLIMOVSKI KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR
“Konsumatorët do të ndahen në katër blloqe. Në bllokun e parë janë konsumatorët që shpenzojnë energji deri 210 kilovatorë, në bllokun e dytë janë konsumatorët që shpenzojnë deri 420 kilovatorë, në bllokun e tretë 420 deri 630 dhe në kategorinë e katërt janë konsumatorët më të mëdhenj të cilët harxhojnë mbi 630 kilovatorë energji elektrike. Me modelin e ri tarifor, matjet e shpenzimit të energjisë elektrike do të bëhen çdo 35 ditë, që të mos ketë dyshime se dikush ka paguar më tepër nëse shpenzimet hyjnë në faturën e muajit të ardhshëm”.

Por me propozimin e Komisionit, të prezantuar sot në debat publik, nuk pajtohet profesori universitar Konstantin Dimitrov. Ai thotë se është padrejtësi e madhe që të gjitha familjet trajtohen njejtë, qoftë ata me 1 ose 2 anëtarë, qoftë ata me 10 anëtarë. Shpenzimi i energjisë, sipas tij, duhet të llogaritet propocionalisht sipas numrit të anëtarëve.

KONSTANTIN DIMITROV, PROFESOR
“Familjet më të varfra në Maqedoni jetojnë nga 10 persona në një shtëpi. Prindërit me djalin dhe nusen dhe nipërit, ndoshta dhe ndonjë djalë tjetër me nusem… Nuk e pamë se a ka mundësi që të ndahet shpenzimi sipas numrit të banuesve në një shtëpi. Është e pritshme që familjet me një apo dy anëtarë të shpenzojnë më pak se familjen me një matës por me 10 anëtarë. Mendoj se kjo është padrejtësi e madhe”.

Për përcaktimin e blloqeve sipas modelit të ri, llogaritet vetëm rryma e shtrenjtë, ajo e shpenzuar mes orës 7 të mëngjesit dhe orës 22 të mbrëmjes, ndërsa tarifa e lirë nga ora 22 deri në orën 7 të mëngjesit dhe ditën e diel do të vazhdojë me çmimin e njejtë.

/SHENJA/

 

You may also like