(Video) Takoi gruan me ngjyrë dhe fshiu dorën, gjesti i kryeministrit spanjoll revolton qytetarët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një gjest i pakontrolluar i kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez në Madrid ka shkaktuar mjaft reagime te ashpra. Sipas medieve të huaja Sanchez ishte duke takuar banorë në një rrugë të kryeqytetit Madrid, mes qytetarëve që takoi ishte edhe një grua me ngjyrë.

Pasi shtrëngoi dorën me gruan që po i buzëqeshte, kryeministri bëri një akt të shëmtuar, pasi fshiu dorën menjëherë kur u largua nga gruja me ngjyrë, ndërkohë që kamerat regjistruan momentin. Pamjet u publikuan në media dhe rrjetet sociale, duke sjellë dhe reagimin e zemërimin e mijërave qytetarëve në Spanjë.

Lidhur me këtë gjest të kryeministrit, mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Spanjë bënë një deklaratë, duke thënë se veprimi i pamatur i Sanchez-it ishte një gjest racist që mund të shkaktojë probleme dhe një valë reagimesh.

Rruga Press

You may also like