(VIDEO) Takimi i liderëve, Kovaçevski dhe Mickoski presin njëri-tjetrin

by admin
Spread the love

Mickoski është i ftuar në një takim serioz, shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Këto nuk janë takime private dhe ne nuk duam të ndërhyjmë në marrëdhëniet brenda -partiake në VMRO-DPMNE, tha sot deputetja Daniella Nikollova në një konferencë për media pasi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se preferon takim personal me kryeministrin Dimitar Kovaçevski se sa  të jetë takim i ekipeve partiake.

DANIELLA NIKOLLOVA , DEPUTETE E LSDM-SË

“Nëse Mickoski nuk i beson udhëheqësisë së  tij, ia lëmë të zgjedhë nëse do të vijë vetëm apo me dikë nga menaxhmenti i VMRO-DPMNE-së. Një mundësi historike për të vazhduar rrugën europiane, për të realizuar një tjetër interes kombëtar I është paraqitur shtetit dhe të gjithë qytetarëve”.

Nikollova thekosi se deputetët, partitë politike, përfshirë VMRO-DPMNE-në, kanë obligim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së shtetit. Ajo shtoi se propozimi evropian për kornizën e negociatave është marrëveshja më e mirë me BE-në, marrëveshjemë të mirë nuk do të ketë. “VMRO-DPMNE nuk mund të sigurojë marrëveshje më të mirë, është gënjeshtër, janë ata që e mbajtën vendin të izoluar për 11 vjet. Mickoski ende ka mundësinë të vendosë nëse do të mbështesë të ardhmen e Maqedonisë në BE apo nëse do të mbetet peng i së majtës”, tha Nikollova.

Ndërkaq nga VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate me shkrim kanë reaguar duke theksuar se Kryeministri Kovaçevski nuk lejohet të shkojë i vetëm në mbledhjen e lidershipit për dy arsye.

VMRO-DPMNE

“E para është se Ali Ahmeti nuk e lejon dhe ndihet i neglizhuar, e dyta se kryesia e LSDM-së nuk i beson Kovaçevskit. Vërejmë se deri më tani nuk ka pasur asnjë ftesë zyrtare për mbledhje lidershipi për VMRO-DPMNE-në, përveç atyre deklaratave të bëra përmes mediave”.

Apelojmë tek LSDM që të mos sillet në mënyrë fëmijërore dhe të papjekur, thuhet në reagimin e partisë ndaj qëndrimeve të Nikollovës nga LSDM.

Para disa ditëve kryeministri Kovaçevski tha se do të takohet me kreun e VMRO-së Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth ndryshimeve Kushtetuese dhe rrugës europian që duhet të ndjekë vendi.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like