(VIDEO) Spitalet dhe shkollat e Çairit tre ditë pa ngrohje, kryeministri thotë se u nënshkrua marrëveshja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Ngrohtorja “Shkup Veri”  dhe Elektranat e Maqedonisë së Veriut sot janë në përfundim të negociatave dhe do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim afarist dhe teknik, me të cilin EMV merr përsipër menaxhimin e ngrohtores dhe ngrohjen e shfytëzuesve të saj.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Menaxhmenti i ngrohtores ‘Veri’ sot në ora 13:00 është në takim tek EMV ku duhet t’i përfundojnë negociatat, të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim afarist dhe teknik dhe të sigurojnë ngrohjen e qytetarëve në komunën e Çairit dhe komunës së Butelit, si dhe institucionet, kopshtet dhe shkollat, duke qenë se EMV ka marrë përsipër ngrohjen edhe të asaj pjese”.

Paraprakisht EMV njoftoi se furnizimi i energjisë termike po ecën pa probleme dhe do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, si dhe se për muajin dhjetor është siguruar gaz natyror nga “Makpetrol prom-gas” dhe energji termike nga TE-TO.

Përndryshe, për të 3 ditë me rradhë shkollat, çerdhet, spitali dhe institucionet tjera në komunën Çair dhe Butel kanë ngelur pa ngrohje qëndrore pasi që ngrohtorja “Shkup Veri” nuk i ka furnizuar me ngrohje këto objekte. Disa shkolla dhe çerdhe  i kanë lëshuar nxënësit në shtëpi për shkak mungesës së ngrohjes. Në poliklinikë në Çair qytetarët, mes tyre shumë fëmijë, pa ngrohje presin në koridoret e ftohta të klinikës për kontrollet e tyre mjekësore.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/


You may also like