(VIDEO) Spasovski: Për tre muaj u sekuestruan lëndë narkotike me vlerë prej 5.5 milionë euro

by admin
Spread the love




Për vetëm tre muaj janë sekuestruar mbi 2,2 tonë marihuanë me vlerë prej mbi 5 milionë euro, rreth 1,2 tonë substanca psikotrope për prodhimin e amfetaminës me vlerë prej rreth 200 milionë euro, 7 kilogramë heroinë me vlerë prej pothuajse 300.000 euro…informoi sot ministri i Punëve të Brendshme,  Oliver Spasovski.

Nëpërmjet  një postimi  në Facebook  ai  ka sqaruar se  edhe vitin 2021 e kanë përmbyllur me rezultate të mira në kontekst të prioritetit të lartë – shkatërrim të tregtisë së palejuar me drogë.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I BRENDSHËM  

“Në këtë rast, vetëm në këtë segment janë parandaluar 20 kanale për transport ndërkombëtar, është sekuestruar drogë narkotike në vlerë të përgjithshme prej 15 milionë euro, janë shkatërruar dhjetë grupe të organizuara kriminale, të përbëra nga 60 anëtarë, prej të cilëve tre janë poli-kriminale, gjegjësisht përveç kontrabandës me drogë, janë involvuar edhe në tregti të palejuar me armë dhe në trafikim me emigrantë.  Ose, janë zbuluar 702 vepra penale, ndërsa janë ndërmarrë  masa të ndjekjes penale kundër 833 kryerësve”.

Sipas tij kjo flet për një pozicion të mirë strategjike të Ministrisë e cila solli rezultate të mira, ndërsa shtetin e pozicionuam si faktor kredibil  në luftën kundër tregtisë së paligjshme me lëndë narkotike. /SHENJA/

 

 

 


You may also like