(VIDEO) Spasovski: Motivi i vrasjes së hendbollistit, mosmarrëveshjet me një vajzë

by admin
Spread the love




Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se motivet për vrasjen e henbollistit kroat Denis Tot mund  të jenë mosmarrëveshjet  personale mes një vajze që tashmë është e arrestuar.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Policia ka në dispozicion videoincizim ku në detaje shihet se si zhvillohet ngjarja, gjithsesi nga bisedat ekzistojnë shumë arsye, shumë rrëfime se çka ka qenë arsyeja për ngjarjen. Këtë do ta tregojë organi hetues. Sipas deklaratave që kemi, është një mosmarrëveshje personale mes vajzës dhe djalit, supozoj”

Spasvoski j  hedhë  poshtë çfarëdo pretendimi për fshehje të dëshmive në rastin e vrasjes së hendbollistit kroat Denis Tot në Shkup.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Në asnjë moment nuk kemi ndërprerje deri në momentin e zbardhjes së plotë të rastit me dorëzimin e kallëzimeve penale në afat të gati 24 orëve. Dy persona janë arrestuar, një person po kërkohet. Kemi fletarrest qendror, do të lëshohet edhe fletarrest vendor dhe ndërkombëtarë”

Sipas Spasovskit, ky rast është zbardhur plotësisht ndërsa I pyetur nëse i njëjti person mund të jetë larguar nga vendi, ai tha se ende nuk kanë informacion të tillë. Samir Mustafa /SHENJA/

 


You may also like