(VIDEO) Spasovski: Momentalisht nuk ka indikacione të rrezikut të sigurisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pret që në seancat e ardhshme të qeverisë të miratohen masa konkrete shtrënguese në administratën shtetërore. Spasovski tha se dikasteri që ai udhëheq është i gatshëm për racionalizim gjatë krizës ekonomike, që për momentin ndodhet shteti.

Oliver Spasovski, Ministër i punëve të Brendshme

“Unë pres që në seancat e ardhshme, të mos flasim për rekomandime, por të flasim për masa konkrete për racionalizim me plan se si do të përcaktohet mënyra e kursimit të  mjeteve financiare. Këtu përfshihet racinalizimi në sferën e automjeteve, udhëtimeve afariste, përfaqësimin dhe çdo gjë që nuk është thlebëesore në punë”

Ministri më tej shtoi se çfardo lloj vendimi që është në mbështetje të qytetarëve duhet respektuar, por njëkohësisht duhet ndihmuar edhe ekonomia e vendit.

Oliver Spasovski, Ministër i punëve të Brendshme

“Çdo gjë që do të merret si vendim do ta respektojmë. Duhet të racionalizojmë kostot dhe të drejtojmë më shumë para tek qytetarët, por shpenzimet publike dhe investimet kapitale nuk duhet të ndalen në kohë krize”

Ndërkaq, Spasovski tha se për momentin vendi ynë është në gjendje stabile pa indikacione të rrezikut, dhe se janë në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet e vendit dhe  partnerët e jashtëm. Ai bëri apel që qytetarët të mos bëjnë panik.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 


You may also like