VIDEO / Skena të frikshme në Australi, derbi i Melburnit përfundon në kaos

by admin
Spread the love

Ngjarje të frikshme vijnë nga Australia, gjatë derbit të Melburnit mes City dhe Victory, që u ndërpre më pas kur rezultati ishte 1-0 për skuadrën vendase. Gjatë pjesës së dytë, një grup mbështetësish të skuadrës mike pushtuan terrenin e lojës duke sulmuar lojtarët që ishin në fushë.

Tifozët shkaktuan kaos me flakadanët dhe objektet e hedhura në fushë, mes të cilëve një kazan plehrash që goditi portierin e skuadrës vendase, Glover.

Sipas “The Sidney Morning Herald”, gjithçka ka nisur nga një protestë ndaj A–League, dhe të dyja tifozeritë duhet të largoheshin nga tribunat në minutën e 20-të. Por, 60 minuta më vonë mbështetësit e Melbourne Victory nisën incidentet dhe ndeshja u ndërpre. / Oversport.tv

You may also like