VIDEO/ Skandal në futbollin turk! Shpërthen dhuna pas ndeshjes, tifozët e Trabzonspor sulmojnë lojtarët e Fenerbahçes

by admin
Spread the love

Momente kaosi dhe dhune u panë pas ndeshjes mes Trabzonspor dhe Fenerbahçes që u fitua nga këta të fundit me shifrat 2-3.

Pak pa u mbyllur koha e rregullt, Miçi Batshuayi shënoi golin e fitores, që duket se solli dhe tensionin.

Futbollistët e Fenerbahçes festuan fitoren në mesin e fushën, por kjo nuk zgjati shumë, pasi që tifozët e Trabzonspor pushtuan fushën, duke sulmuar futbollistët dhe stafin kundërshtar. 

Tifozët e Trabzonspor, sulmuan lojtarët e Fenerbahces fizikisht, të cilët pas një përleshje për disa sekonda u larguan drejt tunelit. Edhe gjatë ndeshjes gjuajtën pa ndalur drejt lojtarëve të Fenerbahces, duke lënduar Dominik Livakoviç dhe trajnerin e mysafirëve, Ismail Kartal. Pamje me të vërtet të shëmtuara.  


Top Channel

You may also like