(VIDEO) Sindikata: Shpenzimet minimale të jetesës gjatë korrikut ishin 47 042 denarë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shpenzimet minimale të një familje për muajin korrik janë 47.042 denarë, sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Sipas Sindikatës, kjo shumë nuk mjafton as për familjet ku ka dy të punësuar që kanë të ardhura me nje pagë mesatare dhe një minimale.

LSM

“Duke pasur parasysh se inflacioni prej 16 për qind e zhvlerëson vlerën e pagave, shuma prej 18.000 denarë, që është paga minimale në Maqedoni, ka vlerë reale prej 15.120 denarë, ndërsa shuma e pagës mesatare prej 31.525 denarë ka vlerë reale prej 26.481 denarë, që në masë të madhe e varfëron punëtorin dhe qytetarin e Maqedonisë”.

Lidhja e Sindikatave  thekson  se politikat qeveritare për vetëm pesë muaj nga rritja e pagës minimale në 18.000 denarë e kanë rikthyer vlerën e saj në nivelin para marsit të këtij viti, gjegjësisht me një pagë minimale punëtorët mund të blejnë vetëm ushqime dhe pije, aq sa u nevojiteshin në korrik – 17 842,91 denarë.

LSM

“Punëtorët kanë nevojë për harmonizim të menjëhershëm të pagave për të zbutur goditjen inflacioniste, ndërsa kjo do të thotë se qeveria duhet të rregullojë pagat me 18.4 për qind deri në shtator në përputhje me ligjin, në të kundërtën siç i ndëshkon qeveria punëtorët, ashtu edhe punëtorët do të ndëshkojnë qeverinë, ndërsa e njëjta gjë vlen për punëdhënësit”.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se harxhimet e jetesës në korrik krahasuar me qershorin e këtij viti janë rritur me 1.9 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 2.5 për qind. Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, harxhimet e jetesës muajin e kaluar ishin më të larta për 16 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 14 për qind.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

 

You may also like