(VIDEO) Sindikata kërkon rishqyrtimin e vendimit për fillimin e mësimit me prezencë fizike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Sindikata ka kërkuar që të rishqyrtohet vendimi I Qeverisë për nisjen e gjysmëvjetorit të dytë me prezencë fizike. Kryetari i Sindikatës së Arsimit dhe Kulturës Jakim Nedellkov,në një postim në rrjetin social facebook shkruan se autoritet edhe njëherë  duhet të shqyrtojnë vendimin për fillimin e gjysëmvjetorit të dytë me prezencë fizike më  1 shkurt , pasi ka një rritje të madhe të të infektuarve nga koronavirusi.

JAKIM NEDELLKOV

“Në kohën kur kemi përqindjes të lartë të të infektuarve, kemi dimër dhe temperature tepër të ulta,  nuk jemi të sigurt nëse qeveria ka marrë vendimin e duhur për mënyrën e mbajtjes së mësimit në gjysmëvjetorin e dytë. Dritaret e hapura të klasave nuk do të parandalojnë përhapjen e virusit. Qeveri, MASh, rishqyrtoni vendimin sa nuk është vonë!”.

Në mbledhjen e mbrëmshme Qeveria vendosi që gjysmëvjetori  i dytë në shkollat e vendit të fillojë më 1 shkurt, me prani fizike.  “Ky vendim është sjell në bazë të mendimit të Komisionit për sëmundje infektive dhe në përputhje me rekomandimet e UNICEF-it”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. Qeveria bën thirrje që të zbatohen protokollet për mbajtjen e mësimit me prani fizike. /SHENJA/

 


You may also like