(VIDEO) Sindikata kërkon harmonizimin e pagave me pagën minimale

by admin
Spread the love

Konfederata e Sindikatave të Lira kërkon  rritje të pagave të tjera në përputhje me rritjen e pagës minimale. Kryetari i Sindikatave të lira, Bllagoja Rallpovski, gjatë konferencës për media, tha se e kanë ftuar kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevskin, Zëvendës kryeministrin, Fatmir Bytyqin dhe ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, që të bisedojnë, nëse dhe kur do të harmonizohen pagat e tjera, dhe ato të sektorit publik sipas marrëveshjeve kolektive,  por, siç tha ai ata vazhdimisht refuzohen nga ana e Qeverisë.

Bllagoja Rallpovski, kryetar i Konfederatës të Sindikatave të Lira

 “I kemi ftuar institucionet kompetente, e ftuam ministren e Punës dhe Politikës Sociale, por nga kjo ministri kanë dërguar vetëm një anëtarë, sa të thuhet se në Maqedoni kemi dialog. Pra, ky është dialogu. Dhe ne për këtë po flasim, që në Maqedoni nuk ka dialog social, dhe se ne ua japim shansin për dialog, sepse jemi sindikatë që me të vërtetë është përfaqësues i punëtorëve”

Rallpovski theksoi  se kryesia e Sindikatit ka presion nga anëtarësia, presion ky që çdo ditë është më i rëndë, madje tha se ka  manipulime se ata nuk dëshirojnë të ndërmarrin hapa për radikalizimin e sindikatës. Por, siç bëri të ditur, nuk do të lejojnë që të manipulohet me ata dhe do të përdorin çdo metodë deri në arritjen e qëllimit të tyre.

Bllagoja Rallpovski, kryetar i Konfederatës të Sindikatave të Lira

 “E themi publikisht se nuk bëjmë asgjë pas shpine, kërkojmë harmonizimin e pagave në përputhje me pagat minimale, dhe harmonizimin e pagave të sektorit publik. Kërkojmë edhe një herë që të ulemi dhe të bisedojmë, në të kundërtën Konfederata e Sindikatave të Lira,  javën e ardhshme do t’i sjellë vendimet e veta se si do të veprojë më tej”

Kryetari i Sindikatës gjithashtu tha se nëse nuk pranohet kërkesa e tyre, nuk i përjashtojnë grevat dhe protestat.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like