Video/ Si nëpër filma! Momenti kur makina fluturon mbi kamionin dhe përplaset me një mjet tjetër

by admin
Spread the love

Pamjet e marra nga një kamerë sigurie tregon momentin kur një shofer me shpejtësi të madhe ka hipur në rampën e një kamioni dhe ka fluturuar në ajër, në një autostradë në Gjeorgji.

Më pas makina është përplasur me një mjet tjetër që po udhëtonte në të njëjtin drejtim.

Oficerët të cilët ndodheshin në vendngjarje për një aksident që kishte ndodhur më herët, nxituan për t’i dhënë ndihmën e shpejtë shoferes.  Një polic gjithashtu ka mbetur i lëndua nga ky aksident.

Shoferja 21-vjeçare i mbijetoi aksidentit, por u shtrua në spital me plagë të rënda.

Nuk është ende e qartë se cili ishte shkaku i përplasjes, por policia u tha mediave lokale se aksidenti është një shembull i rëndësisë për të respektuar Ligjin e Gjeorgjisë ‘Move Over’.


Top Channel

You may also like