(VIDEO) Shkupi i përgjigjet Moskës: Si anëtare e NATO-s e mbështesim pa rezervë Ukrainën

by admin
Spread the love




Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut i janë përgjigjur deklaratave të Kremlinit lidhur me donacionin e tankeve për Ukrainën. Sipas dy ministrive, Maqedonia e Veriut është shtet sovran dhe merr vendime të pavarura, e në interes të paqes, sigurisë dhe rendit botëror.

MINISTRIA E JASHTME DHE MINISTRIA E MBROJTJES
 “Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sovran që vendimet i sjell në mënyrë të pavarur duke u orientuar nga parimet e respektimit të të drejtës ndërkombëtare, kartës së OKB-së, parimet dhe përpjekjet e OSBE-së për mbrojtjen e arkitekturës të sigurisë evropiane dhe stabilitetit global. Maqedonia e Veriut që prej fillimit e ka dënuar intervenimin ushtarak në Ukrainë dhe qëndroi në përkrahje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, por mbi të gjitha në përkrahje të paqes, të drejtave të njeriut dhe rendit ndërkombëtar”.

Diplomacia dhe Mbrojtja përkujtojnë se vendi është shtet anëtar i NATO-s dhe si i tillë mbetet vendosmërisht në qëndrimet e Aleancës sa i përket luftës në Ukrainë.

MINISTRIA E JASHTME DHE MINISTRIA E MBROJTJES
“Deri tani Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellur disa vendime për ndihmë ushtarako-teknike me të cilat e ndihmojmë Ukrainën në mbrojtjen e integritetit territorial të cënuar pas intervenimit ushtarak. Maqedonia e Veriut si anëtare e unionit më të fuqishëm ushtarako-politik – Aleancës së NATO-s, qëndron vendosmërisht pas qëndrimeve të Aleancës që të jetë garantuese e paqes dhe sigurisë të vendeve anëtare dhe të mbrojë vlerat, lirinë dhe sigurinë e gjeneratave të tashme dhe të ardhshme”.

Maqedonia e Veriut i dhuroi Ukrainës dy tanke T-72, në shenjë solidarizimi me luftën e popullit ukrainas kundër agresionit rus. /SHENJA/


You may also like