(VIDEO) Shkupi është qyteti i gjashtë më i ndotur në botë

by admin
Spread the love




Ajri i ndotur vazhdon të jetë problemi kryesor në qytetin e Shkupit edhe mëngjesim e sotëm. Në listën e 175 kryeqyteteve dhe qyteteve në botë, Shkupi, pak para orës 11:00 të mëngjesit , u rendit i gjashti në botë sipas indeksit të cilësisë së ajrit , përkatësisht sipas ndotjes.

Përderisa kryeqyteti vazhon të ngulfatet nga ajri i ndotur, pushteti dhe opozita vazhdojnë me akuza të ndërsjellta. Nga LSDM thonë se edhe pas një viti të tërë VMRO-DPMNE  me koalicionin e tyre me “Të majtën” dhe Danella Arsovska nuk kanë ndërmarë asgjë për ajrin e ndotur.

LSDM

“Ka kaluar një vit i tërë dhe pushteti lokal i VMRO-DPMNE-së në Shkup bashkë me koalicionin e tyre me ‘Të majtën’ dhe Danella Arsovska nuk kanë ndërmarrë asgjë për ajrin e ndotur. Kaosi në transportin publik ndikon edhe më tej në rritjen e ndotjes. Për më tepër, derisa banorët e Shkupit thithin ajër jashtëzakonisht të ndotur, pushteti lokal i VMRO-DPMNE ka reduktuar mjetet për mbrojtjen e mjedisit për 44%”.

VMRO DPMNE thonë se nga paratë e shumta që shpenzohet nëpërmjet buxhetit pushteti asnjë euro nuk e ka investuar pë ajër më të pastër.

VMRO-DPMNE

“LSDM të marrë masa për uljen e ndotjes, dhe në takimet e fshehta me Arsovskën, Kovaçevski të kërkojë reagim nga qyteti. Shtatë vite LSDM është në pushtet dhe nuk ka marrë asnjë masë të vetme për uljen e ndotjes. Nga 20 miliardë që shpenzohen përmes buxheteve, asnjë euro nuk është investuar për ajër më të pastër. LSDM-ja para ardhjes në pushtet e kishte premtim kryesor uljen e ndotjes, shtatë vite më vonë ajri është edhe më i ndotur”.

Ndryshe niveli i lartë i grimcave PM2.5 është I pranishëm  në Shkup. këto grimca janë veçanërisht të rrezikshme për shëndetin dhe janë kancerogjene. Ajri më i ndotur është në Lisiçe, Gazi Babë, Aeroport dhe një pjesë të Gjorçe Petrovit.

Medina Ajeti /SHENJA/

 


You may also like