(VIDEO) Shkon në 7 numri i udhëheqësve që dalin nga qyteti i Shkupit

by admin
Spread the love

Dorëheqjet e drejtorëve nga radhët e VMRO-DPMNE, në qytetin e Shkupit nuk kanë të ndalur. Vetëm gjatë ditës së sotme tri ndërrmarje mbetën  pa drejtorë, pasi që , Drejtorët e “NTP Turs” – Filip Vasilevski, NP “Rrugë dhe rrugica” – Boris Nastov dhe  i “Lajkas” – Voislav Dimitrovski, kanë dorëzuar dorheqje mëngjesin e së premtes.

Vasilevski  tha se arsyja që jep dorëheqje është sepse nuk ka mbështetje dhe komunikim normal me kryetaren Danela Arsovska dhe drejtorin e përgjithshëm të NTP-së, Aleksandar Stojkovski.

FILIP VASILEVSKI,  DREJTOR I NTP “TURS”

“Më duhet të them se është zhgënjyese që vizioni që na bashkoi, projektet në të cilat besojmë dhe për të cilat u angazhuam para qytetarëve të Shkupit, nuk po realizohen dhe nuk ka marrëveshje nga qyteti, i cili gjithnjë e më shumë po ngec në grindje e kalkulime dhe interesat personale. Për këtë arsye po jap dorëheqje nga pozita e drejtorit të ‘NTP Tours’, nga ku po largohem me kokën lart, i kënaqur me rezultatet dhe me parimet në të cilat vazhdoj të besoj”.

Edhe Ushtruesi  I detyrës drejtor i “Rrugëve dhe rrugicave”,  Boris Nastov, sqaroi arsyjet e dorheqjes së tij, dhe thotë  se kanë pasur komunikim joadekuat me Arsovskën dhe nuk ka gjetur mirëkuptimin e saj për realizimin e projekteve kyçe.

BORIS NASTOV,  DREJTOR I “RRUGËVE  DHE  RRUGICAVE”

“Edhe pse shumë gjëra janë përmirësuar me projektet e realizuara dhe janë vendosur praktika të mira në funksionimin e kompanisë, zbatimi i projekteve nuk ka ndodhur sipas pritshmërive të mia dhe të qytetarëve. Ndaj po ju njoftoj se jap dorëheqjen e parevokueshme nga posti i ushtruesit të detyrës, drejtor i NP ‘Rrugë dhe rrugica’. Këtë vendim e kam marrë si rezultat i komunikimit joadekuat me kryetaren e qytetit të Shkupit, si themelues i kompanisë, si dhe mosmirëkuptimit në realizimin e projekteve kyçe me interes për qytetin, për të cilat ndërmarrja publike kishte mundësi dhe potencial”.

Edhe, BORIS NASTOV nga LAJKA, ankohet  se  tani më për ish ndërmarrjen që ka udhequr nuk ka pasur mbështetje nga Qyteti i Shkupit dhe vazhdimishtë janë përballur  me bllokime të llogarive.

BORIS NASTOV, DREJTOR I “LAJKA”

“Qyteti i Shkupit me ribalancin e buxhetit në vitin 2022 ka siguruar 10.000.000 denarë për NP ‘Lajka’ për vështirësi operative, për të cilat tashmë dy muaj nuk është siguruar shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit për ndarjen e fondet për NP ‘Lajka’ në mënyrë që të mund ta kthejë ndërmarrjen në funksionim dhe të kthejë borxhet tashmë të papaguara. NP “Lajka” për pjesën tjetër të vitit 2022 i kanë mbetur vetëm 1.900.000 denarë të siguruar nga Qyteti i Shkupit, që mjaftojnë për të paguar vetëm pagat dhe shpenzimet komunale të ndërmarrjes për vetëm një muaj, pa mjete për ushqim, ilaçe dhe materiale harxhuese.”

Nryshe, me këto tre dorëheqjet e ditës së sotme, numri i funksionarëve të Qytetit të Shkupit nga rradhët e VMRO-së, që largohen nga detyra në vetëm pesë ditë ka shkuar në shtatë.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like