(VIDEO) Shkarkohet nga puna prokurorja e krimeve Villma Ruskovska

by admin
Spread the love




Shefja e prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska është shkarkuar  nga puna pas kallzimit penal që bëri drejtori i policisë financiare  Arafat  Muarremi.  Po ashtu Prokuroria Publike ka dorëzuar propozim për fillimin e procedurës disiplinore për të përcaktuar përgjegjësin e tre prokurorëve publikë. Prokuroria  informoi se  procedurë disiplinore është ngritur edhe kundër kolegëve të Ruskovskës, konkretisht prokuroreve, Elizabeta Josifkovska dhe Ivana Trajçeva.

 

Prokuroria Publike

“Në bazë të nenit 81 të Ligjit për Prokuroritë Publike, Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë aktvendim për largim nga detyra për një prokuror publik, ndërsa procedura penale ka filluar pas kallëzimit penal kundër prokurorit të permendur”.

Nga prokuroria  informojnë  se  sot është dorëzuar propozim për fillimin e procedurës disiplinore për të përcaktuar përgjegjësinë e tre prokurorëve publikë, të cilët dyshohen se me dashje dhe në mënyrë të pajustifikueshme kanë bërë një gabim të madh profesionist.

Më 18 korrik, prokuroria e krimeve të rënda hyri  në zyrat e drejtorisë së policisë financiare dhe në zyrën e drejtorit Arafat Muaremi.  Më pas kryeprokurori Lubomir Jovenski doli në përfundimin se ka pas shkelje nga ana e tre prokurorëve të  krimeve, ndërsa  pak ditë më vonë Muarremi e paditi Ruskovskën. Ruskovska kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve me anë të një letre të hapur. /SHENJA/

 


You may also like