(VIDEO) Shiu hapi plot “pishina” për banorët e komunës së Çairit

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shiu i rrëmbyeshëm nxjerri në pahë “pishinat” në rrugët e Komunës së Çairit. Banorët e kësaj komune pas çdo shiu ballafaqohen me probleme të shumta, përshkak të asfaltit të prishur  dhe  mungesës së  kanalizmi. Për banorët pellgjet me ujë, ose  “pishinat”siç po I qyajnë tani  janë bërë të zakonshme pas çdo të rreshure shiu. Çdo herë kur bie shi, qytetarët e kësaj ane përballen me vështirësitë  e njëjta, rrugët vërshohen nga uji, ndërsa si pasojë e mungesës së kanalizmit, uji hyn  edhe nëpër shtëpit e tyre, duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Qytetarët nga lagja e Serovës për televizioni “Shenja” thanë se para viteve 70-ta janë shtruar rrugët, dhe se aty ku ka kanalizm është shumë I dobët, pasi është vjetëruar tani më.

Qytetari

“Kanalizimi është  vendosur  shumë cekët, që nga vitet e 70-ta apo 68-ta shumë kohë më parë. Është shumë cekët, edhe kur bie shi I rrëmbyeshëm, na hynë nëpër  oborre, pastaj buron edhe nga  pusetat. Që nga vitet e 60-ta është bërë edhe ujësjellsi edhe kanalizmi. Është problem për të gjithë jo vetëm për mua, edhe për komshitë uji u hynë nëpër shtëpi. Kanalizimi është I dobët nuk e mbledh ujin, ka 70 centimer kanalizim, janë të dobëta rrjetet e kanalizimit pasi janë shumë të vjetra”.

Qytetarët e komunës së Çairit ndjehen të neglizhuar dhe të lënë në harresë edhe pse jetojnë në kryeqytet.  Meteorologët kanë paralajmëruar rreshje shiu edhe gjatë javës së ardhshme.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like