(VIDEO) Shilegov: Shkollat e mesme të Shkupit kanë fasada me efikasitet energjetik

by admin
Spread the love

Kryetari aktual i qytetit të Shkupit Petre Shilegov ka deklaruar se paratë që ishin paraparë për “Shkupin 2014” janë investuar nëpër shkollat e qytetit të Shkupit. Ai tha se mësuesit dhe profesorët meritojnë të punojnë në kushte më të mira.

PETRE SHILEGOV- KRYETAR I QYTEIT TË SHKUPIT

“Të gjitha shkollat ​​e mesme në qytetin e Shkupit kanë fasada me efikasitet energjetik dhe kushte për proces normal dhe dinjitoz të mësimdhënies. Ne e bëmë këtë si për nxënësit ashtu edhe për stafin e shkollës. Fëmijët tanë, të dashurit tanë meritojnë të studiojnë në kushte më të mira. Mësuesit tanë, njerëzit e këtij profesioni jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të vështirë, por edhe fisnik, meritojnë të punojnë në kushte më të mira”

Më tej i pari i Shkupit bënë thirrje që më 31 tetor të dalin të gjithë për të votuar për rrethin e dytë.

Më  31 tetor Petre Shilegov përballet me Danela Arsovskë për  kreun e qytetit të Shkupit. /SHENJA/

 

 

 

 

 

 

You may also like